Vasil Bici: “Duhet ta mbanim barazimin”

"E kishim parashikuar epërsinë territoriale të Dinamos. U munduam ta prisnim në fushën tonë dhe ta kapnim në kundërsulm, gjë që e realizuam fare pak. Duhet të ishim më efektivë dhe me eficentë në daljet në kundërsulm, pasi kishte momente që skuadra e Dinamos shpërqendrohej në fazën mbrojtëse dhe ne duhet t'i godisnim. Kishte mungesë besimit te disa futbollistë. Më vjen keq që atë barazim që arritëm të mos e mbanim. Ne po konsolidohemi gradualisht. Të barabartë me Dinamon? Them se skuadra është në rritje, në formim e sipër pasi është një skuadër që nuk ka bërë periudhë përgatitore. Nga ndeshje në ndeshje kemi rritje, ashtu dhe sot kur mund të kishim marrë pikë. Mbrojtja statitike në momentin e golit të dytë? Te të dy golat ne u ndëshkuam nga goditje me kokë. Ishin momente që Dinamo i shfrytëzoi shumë mirë dhe shënoi. Shpresoj shumë në takimet e ardhshme".