Nigeria fillon fushatën kundër Boko Haramit

Autoritetet në Nigeri kanë filluar hetimet për gjetjen e organizatorëve të sulmeve më të reja terroriste, si pasojë e të cilave nga e premtja në mbarë vendin humbën jetën rreth 100 persona.
Forcat e sigurisë do të kontrollojnë çdo vend, deri sa të kenë gjetur sulmuesit, tha një zëdhënës i policisë në shtetin federal Yobe.
Atje dhe në krahinën fqinje, Borno, ekstremistët myslimanë kryen sulme ndaj institucioneve të forcave të sigurimit, si dhe ndaj kishave e xhamive.
Përgjegjësinë për sulmet e morri përsipër sekti radikal islamik, Boko Haram. Pjesëtarët e tij e cilësojnë veten si talebanë nigerianë.