Bastos s’ka problem me selektorin Menezes

Mesfushori i Olympique Lyon, Michel Bastos ka bërë të qartë se nuk ka problem me selektorin e Brazilit, Mano Menezes.
28 vjeçari nuk është ftuar në skuadër prej kur Menezes mori drejtimin në korrik 2010, por insiston se mungesa e tij është rezultat i arsyeve teknike e jo problemeve personale.
“Jam takuar me Menezesin në Paris kur Brazili luajti miqësoren me Francën. Ai më tha se duhet të bëjë zgjedhje sipas ideve që ka për ekipin. Unë jam duke punuar shumë për t’u kthyer në Kombëtare”, tha Bastos për FIFA.com.