Ozil e “përmirësoi” Ronaldon

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka lavdëruar bashkëlojtarin Mesut Ozil dhe beson se paraqitja përkrah tij e ka bërë futbollist më të mirë.
Ozil iu bashkua Realit nga Werder Bremen në verën e vitit 2010 dhe është bërë titullar kyç i gjigantit madrilen. Ronaldo është i lumtur që ka për bashkëlojtar Ozilin.
“Po, Mesut më ka bërë më të mirë. Nëse keni futbollistë të mirë rreth vetes, loja juaj bëhet më e fuqishme”, tha Ronaldo për Kicker.de. “Ozil është fantastik. Ai e lexon lojën dhe më pëlqen të luaj me të”, u shpreh portugezi.