Nigeria, ushtria sulmon një grup militant
Nga dhuna e ditëve të fundit kanë humbur jetën të paktën 100 persona. Të shtënat dhe shpërthimet janë dëgjuar deri në orët e vona të së martës në qytetin Majduguri.
Sekti Boko Haram, që fajësohet për sulme kundër rajoneve të policisë dhe zyrave të shtetit, thotë se qeveria e vendit është korruptuar nga liberalizmi dhe shkolla perëndimore.
Korrespondentja e BBC-së në Lagos, Caroline Duffield thotë se, sipas sektit Boko Haram, nuk mund ta quajë veten musliman askush që merr mësimet e Perëndimit. Boko Haram kërkon zbatimin e Ligjit të Sheriatit në gjithë vendin.
Presidenti i Nigerisë, Umaru Yar'Adua, ka premtuar se operacioni ushtarak i forcave qeveritare do ta ndalë dhunën njëherë e përgjithmonë. Ai i ka kërkuar ushtrisë t'i japë fund sa më shpejt gjendjes së pasigurisë. Korrespondentët mendojnë se përfundimi i dhunës vështirë se mund të vijë pa viktima të tjera. (bbc/start)