SHBA, sot bëhen publike politikat për siguri të brendshme
Në një intervistë për gazetën, Napolitano deklaroi se strategjia e re pritet të mbështetet kryesisht në përmirësimin dhe zgjerimin e iniciativave të ndërmarra gjatë administratës së mëparshme të ish-presidentit Bush, thuhet në faqen e internetit të së përditshmes.
Planet e reja janë pjesë e përpjekjeve dhe masave të tjera që synojnë rritjen e ndjeshme të bashkëpunimit të agjencisë së drejtuar nga Napolitano me shtetin dhe qeveritë lokale në Shtetet e Bashkuara, thuhej më tej në gazetë.
Napolitano pritet të bëj thirrje edhe për një ndërgjegje më të lartë qytetare dhe përfshirjen e qytetarëve në parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste, shkruante gazeta, duke shtuar se ajo pritet të theksojë edhe përpjekjet për marrëdhënie më të ngushta me qeveritë e vendeve të tjera, veçanërisht në shkëmbimin e informacioneve të fluturimit kur bëhet fjalë për komplote të mundshme. Sipas gazetës, Napolitano pritet që sot përpara Këshillit për Punët e Jashtme në Nju Jork, të vërë theksin mbi shqetësimin e presidentit Obama për të drejtat civile.