E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Argjentinë-MeksikëMaradona: U bëmë‘të bukurit e lagjes'

JOHANESBURG-Ne prag te ndeshjes se sotme me Meksiken, Diego Armando Maradona reagon se nuk i ka harruar kritikat e marra në kualifikueset e Kupës së Botës, ndonëse tani është duke shijuar suksesin me Argjentinën e tij. "Jam 50 vjet dhe jam në një fazë të jetës ku nuk mund të mbaj mllef, - tha tekniku, - por nuk e duroj dot mënyrën sesi u trajtuan futbollistët e mi përpara se të vinim këtu, kështu që u them gazetarëve të kërkojnë falje. Nuk dua t'ju them që të ulin pantallonat, por u kërkoj një gjë të drejtë", deklaroi Maradona. Ai ka qenë më i kritikuari përpara nisjes së Kupës së Botës, por tani në Afrikën e Jugut, po tregon se di t'ia dalë edhe në rolin e trajnerit. "Përpara Botërorit kam lexuar kritika shumë të forta. Disa futbollistë ishin bërë më të këqinjtë e botës dhe unë nuk duhet t'i thërrisja. Ndërsa tani, pas 3 ndeshjesh, jemi bërë më të bukurit e lagjes. Në realitet jemi po ata, me të njëjtën ide për të ardhur këtu dhe për të fituar", shtoi Diego.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›