E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nik Xhelilaj me Shqiptarin, më i miri në Moskë

çmimi Vlerësohet si aktori më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë

Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, është vlerësuar me çmimin si aktori më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, për rolin e tij në filmin “Shqiptari”. Ai ka sjellë për publikun historinë e një shqiptari emigrant në Gjermani dhe jetën prej të huaji me kokën pas në vendlindje. Filmi vjen nën regjinë e regjisorit të ri gjerman, Johannes Naber, dhe prej disa ditësh ka nisur një tur nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare. Filmi i ri shqiptaro-gjerman, "Shqiptari" do të shfaqet në disa festivale në seksionet e konkurrimit. Konkurrimi në programin kryesor në “Moscow International Film Festival”, nisi më 23 qershor me një shfaqje për mediat dhe ka vijuar më pas me shfaqjet zyrtare më 24 e 26 qershor në kinema “Tetori”. Menjëherë pas Moskës, “Shqiptari” do të vijojë të shfaqet në datën 28 qershor dhe 1 korrik në Festivalin e Filmit në Mynih, ku është në konkurrim në seksionin e “New German Cinema”. Më pas, më 5 korrik do të shfaqet në një festival tjetër të rëndësishëm, që është “Karlovy Vary International Film Festival”, në kategorinë “East of the West”, ku prej pak vitesh po shfaqen disa prodhime të reja shqiptare.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›