Nika Ne arkiv jo doreshkrime origjinale te Enver Hozhes

Drejtoresha e Arkivit të shtetit Nevila Nika, në një intervistë për abc neës bën të ditur se në Arkivin e Shtetit nuk rezultojnë dorëshkrimet origjinale të kujtimeve të Enver Hoxhes. Sipas saj, dokumenta të tille nuk kanë ekzistuar asnjëherë në arkiv, por vetëm kopje të origjinaleve ka. Kjo dëshmohet edhe në regjistrat e evidencave ku shënohen hyrjet dhe daljet e materialeve origjinale. Nika e cilëson absurd pretendimin e së vesë së ish-diktatorit për zhdukje të këtyre dokumentave. Gjithashtu drejtorja e Arkives se shtetit shpreh gatishmërinë për t’u përballur në Prokurori dhe kudo në baze të materialeve që disponon ky institucion.
Në një deklaratë për shtyp, shpërndarë pasditen e së mërkurës për mediat, Nexhmije Hoxha i kërkon haptazi Arkivit së Shtetit dorëshkrimet origjinale të ditarëve personalë të të shoqit, Enver Hoxhës. Mungesa e këtyre dorëshkrimeve është mësuar, pasi nusja e saj, Teuta Hoxha, ka bërë kërkimet në Arkiv, pas daljes në televizion e në shtyp të copëzave nga ditari personal i Enver Hoxhës. Pas reagimit të drejtoreshës së Arkivit, e cila komunikon se këto dorëshkrime nuk gjenden, familja Hoxha, me në krye djalin e madh të ish-diktatorit, Ilir Hoxha, do ta ndjekë këtë çështje në organet përkatëse, duke iu referuar kështu Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë që drejtoresha e arkivit zonja Nevila Nika na bën me dije se dorëshkrimet origjinale të ditarëve politikë e familjarë të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të kujtimeve të tij nuk kanë ekzistuar asnjëherë në Arkiv, kjo dëshmohet edhe sipas regjistrit të evidencave, i cili shënon hyrjet dhe daljet e materialeve origjinale.
Edhe ata që punonin te Instituti i botimeve Marksiste-Leniniste nuk kanë pasur origjinalet, sepse nuk ua linte kush në dorë. Madje në arkiv nuk gjendet asnjë kasetë e regjistruar e diktatorit Hoxha, por shënime të zhbardhura ka plot.