Tirane vritet me arme nje 35 vjecare te ish-Uzina se Autotraktoreve
Një 35 vjeçare ka mbetur e vdekur pasditen e së merkurës, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Shkozë, teksa Elena Basho po kthehej për në shtëpinë e saj. Fillimisht 35 vjeçarja është gjetur nga familjarët, të cilët e kanë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit në QSUT, pasi kanë dyshuar se kishte probleme me zemrën dhe vetëm pasi u është dorëzuar mjekëve kanë mësuar se 35 vjeçarja ishte qëlluar me armë zjarri. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka mbërritur në vendin ku është gjetur 35 vjeçarja, por edhe pranë ambjenteve të urgjences së spitalit. Burime konfidenciale pranë policisë bëjnë të ditur se Elena Basho me origjinë nga Gjirokastra, është qëlluar me një plumb në kraharor çka ka rezultuar fatale, pasi dyshohet se plumbi i ka prekur zemrën. Familjarët të tronditur nga ajo çfarë kanë ndodhur kanë deklaruar për policinë se nuk e dinë kush e kishte vrarë vajzën e tyre. Policia përjashton konfliktin në familje, pasi nga dëshmitë e mbledhura Elena Basho nuk ka patur konflikte me bashkëshortin, por as me pjesëtarë të tjerë të familjes. Ndërkohë sipas policisë i çuditshëm është fakti që në vendin ku është gjetur 35 vjeçarja nuk është dëgjuar asnjë e shtënë armësh. Policia e Tiranës po merr në pyetje familjarët dhe personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që po vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së sotme një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur tek “Komuna e Parisit”, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, Megi Jukiçi, 25 vjeç nga Fieri dhe 27 vjeçari Aleksandër Gocaj, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak.
Nga hetimet paraprake të Policisë 25 vjeçarja ëhstë qëlluar në nofull dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin ushtarak, ndërsa 27 vjeçari është qëlluar në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autorët e kanë qëlluar nga një fuoristradë dhe më pas kanë braktisur mjetin, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tyre.