E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje ne aksin Korce-Pogradec

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Hudenisht, ku një kamion me targa të Shkodrës, i cili udhëtonte drejt Korçës ka goditur 48 vjeçarin Besi Yzellari. 48 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit . Policia ka ndalur drejtuesin e mjetit Ismet Zeneli, 44 vjecarin, i cili po pyetet në komisariatin e Pogradecit në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Në momentin e aksidentit 48 vjeçari po pastronte rrugën, pasi ishte punonjes i rrugëve nacionale..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›