E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperndante nga 2000 leke kunder nje vote diten e zgjedhjeve

Policia e kryeqytetit, pas kallëzimit të shtetasit B. Vani ka shoqëruar për disa orë në komisariat shtetasin Bekim Tahiri, i dyshuar për akuzën e “dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve, si dhe pengimit të zgjedhësit për të votuar”.
Sipas policisë, Tahiri dyshohet se ditën e zgjedhjeve i ka marr kallëzuesit kartën e identitetit kundrejt 2000 lekëve. Me kartën e tij, dyshohet se Tahiri ka votuar për subjektin politik ku ai militonte.
Sipas policisë, ditën e zgjedhjeve janë kallëzuar edhe katër raste të tjera, të cilat po verifikohen. 
Ndërkohë, zyrtarisht prokuroria e Tiranës, konfirmoj se pranë organit të akuzës ndodhen vetëm kallëzime penale të subjekteve politike për dhunimin e zyrave elektorale apo edhe heqjen e pankartave dhe flamurëve të partive të ndryshme politike.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›