E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niko Rosberg nënshkruan me Mercedes Grand Pri

BERLIN- Skuderia e re e Formula 1, Mercedes Grand Pri, bëri të ditur një nga pilotët e saj në kuadër të sezonit të ardhshëm, që do të jetë Niko Rosberg. Në një kohë që në gjithë Evropën flitet se kjo skuderi është duke negociuar me Mikael Shumaker, Rosberg ka arritur të bindë drejtuesit e saj. Ai bëhet piloti i parë gjerman që do të garojë për Mercedesin që prej Karl Kling dhe Hans Herrman në vitin e largët 1955. 24 vjeçari është djali i kampionit të botës në Finlandë në vitin 1982, Keke, ndërsa ishte pjesë e Uilliams në 4 sezonet e fundit. Vendi i dytë në Singapor vitin e shkuar, është rezultati i tij më i mirë në 70 gara të zhvilluara për Rosberg. Mercedes ishte partnere me MekLaren deri sezonin e shkuar, por tashmë fabrika gjermane bleu aksionet e skuderisë Braun GP. Ndërkohë, 7 herë kampioni Mikael Shumaker, i pyetur për mundësinë e garimit me Mercedes, tha se ai është nën kontratë me Ferrarin dhe se po kalon një kohë të mirë në Formulën Kart.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›