Dhuna përfshin kampionatin argjentinas
BUENOS AIRES- Kampionati argjentinas është përfshirë sërish nga episode dhune, në kuadër të ndeshjes me Njuell Old Bois dhe Rozario Sentral në Buenos Aires. Mediat lokale njoftuan se gjithçka nisi nga tifozët miq të Rozarios, që u përleshën me policinë. Kjo ndodhi pasi një pjesë e tyre donin të hynin në stadium me bileta falso. Policia ka përdorur edhe plumba gome për të shpërndarë turmën e acaruar, por problemet kanë vijuar edhe kur lojtarët kanë dalë në fushë. Aty tifozeritë kundërshtare janë përleshur me njëra-tjetrën, ndërsa ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
Ndërkohë, probleme të mëdha janë hasur edhe në ndeshjen mes dy rivalëve të tjerë të Buenos Aires, Hurakan dhe San Lorenco. Një thikë i është drejtuar portierit të San Lorencos Pablo Miljore dhe arbitri paralajmëroi se do të ndërpriste ndeshjen. Ajo nisi me 30 minuta vonesë, pasi tifozeritë kundërshtare nisën të përlesheshin me njëra-tjetrën. Policisë iu desh të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar turmën, ndërsa lojtarët dhe arbitrat u çuan në dhomat e zhveshjes për t’i shpëtuar sulmit. 20 persona u plagosën dhe 2 u arrestuan bënë të ditur mediat. Në fund San Lorenco fitoi 2-0. Në të dyja përleshjet, numri i policëve të plagosur shkoi në 19.
(e.n/A.Latifi/Balkanweb)