E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikol Kidman, femra fatale



Sensuale dhe shumë femër. Këtë mesazh ka dashur të përcjellë fotografi Peter Lindbergh, ndërsa ka realizuar një set fotografik të Nicole Kidman për revistën 'L'Uomo Vogue". Në intervistë aktorja e madhe australiane thote se nuk ndihet mirë kur e etiketojnë në radhët e personazheve VIP, ndërsa koleget e saj i konsideron me një mungesë të theksuar elegance. Kidman ndërkohë është e angazhuar në realizimin e filmit "The Wedding Doctor", në të cilin do të luajë rolin e një analisteje të specializuar për çiftet. Në të ardhmen ajo do të interpretojë rolin e një piktori danez transeksual, Einar Ëegener, në filmin me titull "The Danish Girl".

Mel Gibson

Do ta përcjell Oskarin lakuriq

Mel Gibson raportohet se ka thënë se ai planifikon ta përcjellë para ekranit dhe tërësisht i zhveshur, ndarjen e nesërme të çmimeve Oskar. Aktori i filmit “Edge of Darkness”, i cili ka fituar dy çmime të Akademisë gjatë karrierës së tij, ka thënë se ai nuk do të jetë në këtë ngjarje, por ka gjetur mënyrën e tij për ta bërë më argëtuese atë. “Nuk do të vesh asgjë”, ka thënë Gibson i pyetur se nëse e ka zgjedhë kostumin për ceremoninë e të dielës. “Planifikoj të qëndroj para televizorit tim, mbase duke veshur kostumin e lindjes (lakuriq). Nuk do të jem në Oskar. Por, do të jem atje me shpirt. Por kam votuar. Do të jem ndoshta vitin e ardhshëm”, ka shtuar aktori.

8 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›