E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikol Kidman meapartament të ri, kadhomë edhe për makinën

NJU JORK- Aktorja Australiane Nikole Kidman se bashku me bashkëshortin e saj këngëtar, Keith Urban kanë blerë një apartament luksoz 10 milion dollarë në Manhatan të Nju Jorkut. Ajo që i bëri përshtypje gazetës amerikane Neë York Post, ishte fakti se në ketë apartament ka edhe një ashensor për makinën në mënyrë që mjeti të mos qendrojë në garazh por në një dhomë të posacme për makinat brenda apartamentit. Apartamenti i tipit dublex, ka përballë një pamje të mrekullueshme të lumit Hudson, tre dhoma gjumi, dy tarraca dhe një suitë luksoze.

Fillimisht apartamenti doli në shitje për cmimin 12 milion dollarë, por me sa duket menaxherët e aktores arritën ta ulnin disi shifrën.
43 vjecarja Kidman së bashku me bashkëshortin 42 vjecar Keith Urban jetojnë pjesën më të madhe të kohës në Neshvill të shtetit Tenesi, po cifti ka shtëpi edhe në Los Anxhelos e Australi, vendlindja e aktores fituese e cmimit Oskar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›