E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshjametalurgët e Kurumrinisin punën

ELBASAN- Sot mes drejtuesve të kompanisë Kurum dhe metalurgëve grevisttë është arritur një marrëveshje që i jep fund grevës së tyre të zgjatur tashmë prej 12 ditësh.

Mësohet se metalurgët e Uzinës së Elbasanit, do të rinisin nesër në orën 08:00 punën normalisht. Sipas të dhënave të para mësohet se në marrëveshjen mes palëve është parashikuar rritja e pagave me 10% për metalurgët, një nga kërkesat e tyre kryesore.

Ndërsa bëhet me dije se janë pushuar nga puna edhe tre personat që ditë më parë dhunuan njërin prej metalurgëve, 54-vjecarin Refik Hasalla. Më këto ndryshime metalurgët vendosin ti japin fund grevës e protestave të zgjatura prej 12 ditësh.

Ndër kërkesat e tjera të metalurgëve renditej marrja e dietës ushqimore, përmisimi i masave të sigurimit teknik, veshjeve profesionale si dhe moslargimin pa shkak të punonjësve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›