Vrasja në Himarëkryepeshkopi Anastasthirrje për gjakftohtësi
HIMARë- Pas aksidentit që i shkaktoi vdekjen 35-vjecarit himariot regan edhe kryepeshkopi Ansatas Janullatos, duke ngushëlluar familjen për humbjen e të afërmit të tyre.
“Ngushëlloj me gjithë shpirt familjen e tij, dhe lutem që Perëndia të preh në paqe shpirtin e tij. Veprime të tilla dhune të paargumentuar, të dënueshme pa asnjë ekuivok nga çdo person me arsye, përbëjnë kërcënim për cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore, për të cilën të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Shqipërisë kanë bërë vazhdimisht përpjekje“, - thuhet në deklaratën e tij.
Më tej kryepeshkopi bën thirrje për gjakftohtësi nga ana e banorëve të Himarës, të cilët në shenjë proteste për vrasjen e 35-vjecarit Aristotel Guma kanë bllokuar aksin Vlorë-Himarë, duke shkaktuar radhë kilometrike. Kryepeshkopi ka kërkuar që drejtësia të hetojë për këtë ngjarje.
“Në këtë moment kritik prej çdokujt kërkohet përgjegjshmëri dhe gjakftohtësi, shmangie të akteve të hakmarrjes, investigim për të vërtetën dhe imponim të
drejtësisë. Për më tepër është e domosdoshme që të intensifikohen përpjekjet që të sigurohen liritë e çdo qytetari dhe në përgjithësi të të drejtave të njeriut“,- përfundon deklarata e Kryepeshopit.
(m.a/BalkanWeb)