Vrasja në Himarë, arrestohen 7 persona

Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave të cilët akuzohen si autorë të vrasjes së 32-vjeçarit Aristotel Guma në Himarë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Aleksandër Gjokaj, 21 vjeç, Bledar Meminaj, 22 vjeç, Andi Kotorri , 25 vjeç, Juxhin Mustafaraj, 23 vjeç, Dijon Bushi, 19 vjeç, Fabjon Jahaj, 21 vjeç, Endrit Salataj, 22 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Ilir Muka.
Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ilir Muka, është bërë pasi ata akuzohen si autorë të veprave penale të "Vrasjes me dashje" dhe "Përkrahje të autorit të krimit".
Në datë 12.08.2010, rreth orës 22.00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip Audi, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, ne vendin e quajtur "Avli", e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin "Përroi i Vishës", ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre, shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas, kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim te Jalës me qëllim fshehjen e tij.
Ndërkohë strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën në mënyrë intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Ilir Muka.
Mësohet se po në datë 12.08.2010, shtetasi Ilir Muka rreth orës 13.00, është konfliktuar për motive banale me disa banorë të Himarës, por kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me viktimën.
Ndërkohë, po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.