E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikola Karcev firmos me Elbasanin

Mbrojtësi maqedonas Nikola Karçev do të jetë pjesë e Elbasanit për pjesën e dytë të sezonit 2008-2009. Karcev, i cili bëri një sezon të pelqyeshëm në kampionatin e kaluar me verdheblutë (29 ndeshje, 4 gola), firmosi një kontratë 6-mujore me 2-herë kampionët e Shqipërisë.

27-vjeçari Karçev, i cili më parë ka luajtur edhe për Rabotnickin, ishte së fundi pjesë Terek Groznin në kampionatin rus, skuadër me të cilin aktivizohet portieri shqiptar Ilion Lika. Elbasani është skuadra më aktive në merkaton dimërore, pasi ka firmosur edhe me Nevil Deden, Ilir Qorri dhe Eleandro Pemën.

E Shtune, 10 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›