E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Barrikadat çështje e serbëve të Kosovës

Nuk jam njeriu që duhet t`iu thotë serbëve që të heqin barrikadat. Unë nuk jetoj në Kosovë e as fëmijët e mi. Ajo është çështje e serbëve të Kosovës, sepse ata po qëndrojnë në barrikada dhe vetëm ata mund të vriten, ka thënë për “Blic” Tomislav Nikoliç, kryetar i Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS).
I pyetur se përse partia opozitare më e fuqishme nuk ka qëndrim për barrikadat, Nikoliç është përgjigjur: “Kur të marrim pushtetin, do ta kemi këtë problem. Tani problemin e ka shteti dhe ai duhet ta zgjidhë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›