E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, tentuan të vrisnin një person, pranga tre autorëve

Policia e Korçës ka parandaluar një tentativë për vrasje duke vënë në pranga tre persona. Burimet policore bëjnë të ditur se tre të arrestuarit janë babë e bir Arben dhe Marjus Zerellari përkatësisht 42 dhe 20 vjec si dhe shtetasin tjetër Bashkim Myrtezai.

Të tre këta persona akuzohen se tentuan të vrisnin shtetasin me iniciale M.M pas një grindje që kanë pasur mes tyre për motive banale.

Ndërkohë policia ka sekuestuar si provë materiale një automatik si dhe ka nisur hetimet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›