Nikoliç: Bisedimet do të ngriten në nivel më të lartë

Presidentit i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të ngritën në “nivel më të lartë”, transmetojnë mediat serbe njoftimin nga Presidenca e Serbisë.
Në kumtesën rreth bisedës së Nikoliç me ambasadorin austriak në Beograd Klemens Koe janë transmetuar fjalët e kryetarit të Serbisë se “Serbia do të marrë përgjegjësinë e plotë për zgjidhjen e mëtejshme të situatës në Kosovë”.
Nikoliç sot ka zhvilluar disa takime me disa Ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian.