SHBA, vriten tre persona pranë një universiteti

Sulmi ndodhi mes dy rrugëve të universitetit të Teksasit A&M, rreth orës 12:45 sipas orës lokale.
Më parë kolegji kishte lëshuar një paralajmërim për stafin dhe studentët për të shmangur praninë përreth univeristetit, duke thënë se një person i armatosur ishte duke qëlluar me armë brenda një shtëpie ngjitur.
Pas fillimit të të shtënave policia e kishte rrethuar shtëpinë pasi personi i armatosur kishte refuzuar të dorëzohej dhe kishte qëlluar në drejtim të policëve.
Burime të policisë nuk kanë bërë publike fakte shtesë rreth këtij sulmi të armatosur, i cili është i treti brenda pak muajsh në shtet e bashkuara.
Në Universitetin e Teksasit studiojnë rreth 50 000 studentë, por për momentin ata janë me pushime verore./Start/
2012-08-14 11:37