Qëndrat shëndetësore në Vlorë, fluks pacientësh, më shumë pushues
Luhatja e temperaturave dhe virozat e stinës kanë sjellë një mbipopullim të pacientëve në qendrat shëndetësore në qytetin bregdetar të Vlorës.
Me një fluks të sëmurësh përballen mjekët e qendrës shëndetësore në zonën e Ujit të ftohtë, ku si pasojë po punohet me kohë të zgjatur.
Edhe ardhja e emigrantëve, por edhe pushues nga rrethet e tjera të vendit, të cilët ndërrojnë ambjent kanë shtuar numrin e të sëmurëve, të cilët sipas mjekëve janë më të ndjeshëm ndaj virozave.
Mjekët shprehen se ata paraqiten me probleme të lëkurës, kardiovoskulare, apo shqetësime në rrugët respirative.
Mjekët këshillojnë kryesisht fëmijët, si dhe moshat e treta të mos ekspozohen për shumë kohë në diell, si dhe të shmangin oraret e pikut.
Gjithashtu sugjerojnë konsumimin e ujit të pijshëm dhe ushqime të freskëta e të kontrolluara nga inspektorët.