Trafiku në Lezhë, muaji gusht sjell kaos në rrugë

Akset rrugore qe pershkojne Lezhen jane renduar se tepermi nga trafiku, duke bllokuar qarkullimin e tyre.Te gjitha segmentet hyrese dhe dalese nga ky qytet jane kthyer ne kaos per shkak te trafikut, ndersa vargu i makinave arrin deri ne 1 km ne superstraden drejt Shkodres dhe Tiranes. Probleme ne qarkullim ka patur edhe ne rrugen e Shengjinit, ne brendesi te qytetit te Lezhes si edhe ne kryqezimin e Tales.
Kthimi i emigranteve, por edhe interesi i turisteve dhe pushuesve ndaj zonave turistike te Lezhes jane arsyet kryesore te ketij trafiku te renduar. Policia rrugore e ka patur te pamundur per te normalizuar levizjen e mjeteve, pasi fluksi i mjeteve qe qarkullojne ne rruget e Lezhes ka qene teper i madh.
Ne rendimin e situates ndikojne ndjeshem edhe parkimet pa kriter te mjeteve si dhe mos respektimi i rregullave te qarkullimit rrugor nga disa drejtues mjetesh, te cilet behen shkak per bllokimin e levizjes se mjeteve. Fundjava pritet qe te jete akoma me problematike persa i perket qarkullimit te mjeteve, pasi pritet shtim i levizjeve drejt Shengjinit dhe Tales.
Ne kete situate, drejtuesit e qarkullimit rrugor kane rekomanduar shmangien e levizjes ne oraret e pikut qe perkojne me oraret e paradites dhe oren 7:00 te mbremjes. Nje realitet i tille eshte i pervitshem ne rruget e Lezhes, dhe ende nuk eshte gjetur asnje zgjidhje per normalizimin e situates.