E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Shëngjinit, problem menazhimi i mbeturinave

Mbetjet urbane janë shqetësimi më i ndjeshëm që po shoqëron pushuesit dhe këtë sezon veror në plazhin e Shëngjinit. Në të shumtën e rasteve djegia e mbeturinave është e vetmja mënyrë për ti eliminuar ato, duke bërë që lëndët toksike të përhapen bashkë me shtëllunga tymit mbi të gjithë sipërfaqet e plazheve publike, por edhe ato private.
 

Përmes këtyre pamjeve, duket se plazhi i Shengjinit, aq i dashur për pushuesit, sidomos per ata qe vijne nga Kosova e Maqedonia është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash, por më e keqja është se ato digjen, pa e vënë ujin në zjarr se aty pranë pushojnë qindra plazhistë.
 

Ndonëse ky problem është ngritur dhe diskutuar disa herë, sic duket ende nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e këtij fenomeni. Hedhja e mbeturinave pa kriter vend e pa vend po i dëbon pushuesit, por jo vetëm. Ky problem ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik po bezdis edhe rrethinat dhe komunat përreth. Pamja e bukur që të ofronte dikur plazhi i Shëngjinit, tanimë është kthyer në një panoramë të errët dhe aspak mikpritëse.
 

Përmes një vëzhgimi me kameran tonë konstatohet se premtimet e komunës së Shëngjinit dhe njësitë vendore duket se kanë qenë thjeshtë fjalë që i ka marrë era dhe projekte të mbyllura në sirtarë.
 

Nga rruga Lezhë-Shëngjin dhe deri në bregun e detit në mes rrugës dhe Kënallës janë hedhur nga përsona të papërgjegjshëm grumbuj me mbeturina inerte, të cilët po lartësohen cdo ditë e më tepër, një fenomen ky që po largon me vullnet të plotë të gjithë pushuesit që dikur mbipopullonin vijën bregdetare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›