Huliganët plagosin 16 policë

Afro njëqind huliganë francezë shkaktuan trazira të hënën mbrëma dhe plagosën të paktën 16 policë në qytetin veriore francez Amiens, njoftuan të martën mediat franceze.
Huliganët hodhën mjete shpërthyese drejt policëve, ndërkohë që disa policë u plagosën edhe me armë zjarri.
Policia, e cila është përgjigjur me hedhje të gazit lotsjellës, nuk ka dhënë detaje për shkaqet që iu paraprinë e trazirave, edhe pse mediat i cilësojnë si trazira me prapavijë sociale.