Trafiku në Shkodër, emigrantët dhe punimet, kaos në qarkullim

Shtimi i numrit te emigranteve, te cilat kthehen per pushime ne qytetin e Shkodres, por dhe nje sere rikonstruksionesh qe po kryhen nga Bashkia e qytetit duket te jene, shkaktaret e rremujes se krijuar ne trafikun ne Shkoder.
Nje nga kryqezimet me problematike eshte ai i rruges ne kryqezimin e Parruces, ku pavaresisht masave te ndermarra nga policia rrugore ne qarkun e Shkodres, trafiku kalon permasat e nivelit normal te tij. Megjithate pikerisht ne kete aks rugor, ndertimi i rrethrrotullimit ka krijuar anomali te shumta.
Pavaresisht se nje investim i tille eshte ndermarre per te lehtesuar trafikun ne kete pike kryesore ne Shkoder, duke qarte, se që me krijimin e tij rezultatet do te duhet kohe te duken.
Megjithate, burime prane bashkise se Shkodres bejne te ditur se brenda fillimit te javes se ardhshme ky rrethrrotullim do te jete gati, cka premton lehtesim te qarkullimit rrugor, por njekohesisht, pritet qe nga policia rrugore te kete shtim te numrit te policeve ne pikat kryesore te qytetit, duke marre parasysh dhe numrin e emigranteve, i cili ne muajin gusht ka shenuar shifra rekord.
Fluksi i emigranteve qe kane perfshire qarkun e Shkodres gjate muajit gusht ka vene ne levizje strukturat e qarkullimit rrugor ne Shkoder. Burime prane njesise se qarkullimit rrugor ne Drejtorine e Policise se qarkut te Shkodres bejne me dije se jane rritur kontrollet ne kryqezimet kryesore dhe ne hyrje daljet e qytetit.
Nje vemendje e vecante sipas uniformave blu, i eshte kushtuar akseve ne zonat turistike, kryesisht ne aksin Shkoder-Velipoje, ku qarkullojne numri me i madh i automjeteve. Sipas uniformave blu keto aksione kane si qellim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe zbatimin e kodit rrugor.