Nikolic: Do t’i sqarojmë marrëveshjet!

Sipas tij, të gjithë në Këshillin për Sigurinë Kombëtare janë unanim se çka duhet për bërë Kosovën, pa marrë parasysh spekulimet dhe incidentet e fundit.
Nikolic thotë se është i gatshëm të bisedojë me kryetarin ilegal të komunës së Zveçanit, i cili e ka ftuar, por sipas tij “kjo varet nga një numër i institucioneve në Serbi”.
"Ne kemi rënë dakord tashmë që të kuptojmë se për çka është marrë vesh Serbia me institucionet e Prishtinës dhe në çka, sipas këtyre marrëveshjeve, institucionet e Prishtinës kanë të drejtë e në çka mendojnë se kanë të drejtë. Do ta keni një qëndrim të qartë të Këshillit, për herë të parë qëkur ekziston. Qytetarët e Serbisë, e sidomos ata në Kosovë, do ta dinë se çka i pret dhe pas cilave vendime qëndron shteti i tyre”.