Riformatimi, sa për të mbijetuar kryeministri Thaçi
Këtë riformatim të paralajmëruar të kryeministrit, disa nga analistët politikë në vend e shohin si të mirë, por ka edhe nga ata që vlerësojnë se me këtë lloj politike kryeministri po mundohet të mbijetojë vetë. E opozita i jep notë negative krejt qeverisjes aktuale.
Analisti nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED, Ardian Arifaj, ka thënë për Kosovapress se, një riformatim i mundshëm do të ishte i mirë, pasi që, siç ka thënë ai, Kosova ka nevojë për një qeveri me performancë më të mirë.
Ndërsa, analisti tjetër Behlul Beqaj mendon se këtë riformatim të qeverisë, kryeministri mund ta bëjë vetëm për të mbetur vet në pushtet.
Edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe tash deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni, ka thënë se dështimet e kësaj qeverie janë evidente. (Kosovapress)