E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi ka faj

Ata që po e gjuajnë KFOR’in janë kriminelë që duhet të arrestohen. Fakti që dy ushtarë gjermanë janë plagosur atje, nënkupton se Nikolic duhet t’i japë shpjegime Angela Merkel’it. Por Presidenti i ri serb vështirë se do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës. Ju duhet të punoni shumë për të ecur drejt BE’së. Në një vend të vogël si i juaji duhen njerëz të guximshëm për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Analisti Daniel Serwer flet për Express.

Vizitën në Kosovë e ka nisur duke takuar Presidenten Atifete Jahjaga, për të cilën thotë se është simbol i fuqishëm i shtetit të Kosovës, dhe se jashtë vendit ajo shihet me admirim.

Madje, pak me humor, thekson se as Presidenti i SHBA’së nuk e ka privilegjin të jetë përfaqësues i popullit mbi partitë politike, ashtu siç e ka Jahjaga.

Daniel Serwer, analisti amerikan dhe profesor në Johns Hopkins University në SHBA, në një bisedë për Express të shtunën në Prishtinë, ka shpalosur pikëpamjet e tij mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, por edhe në rajon.

Për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, Serwer i bën përgjegjës serbët radikalë të Kosovës, të cilët janë mbështetur drejtpërdrejt nga Beogradi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›