Uji i ndotur, 55 banorë në spital
17 mijë banorë të Urës Vajgurore detyrohen dyqanit për ujë për arsye se depua e ujit nga e cila furnizohen me ujë ka dalë e përzier me fekale. Alarmin e ka dhënë drejtori i shëndetit publik, Maks Prendi, në të njëjtën kohë kanë mbërritur dhe analizat nga Tirana.
Me një shkesë drejtori i higjienës ka urdhëruar mbylljen përfundimisht të depove nga del uji.
Pesë ditët e fundit si rezultat i ujit të tejndotur janë shtruar në spital 55 banorë, nga të cilët 28 vetëm fëmijë.
Kryetari i Bashkisë, Syria Ormeni tha se nëse nuk do të zgjidhet ky problem, të gjithë banorët do të ngelen pa ujë pasi bashkia nuk ka kaq fonde për të riparuar depot apo për të bërë tuba të reja. Vlen të përmendet se tre vjet më parë nga ky burim uji ka qenë e njëjta epidemi, nga ku janë shtruar në spital 110 veta dhe ka pasur edhe një viktimë i vdekur nga kolera. Kështu Raqi Parangoni, 37 vjeç, ka vdekur brenda 48 orëve tre vjet më parë nga kolera.
Depo e ujit ka pësuar çarje, dhe nuk ka asnjë lloj klorinomi. Ajo çahet nga shpërthimi i minave të guroreve të cilat janë 100 – 150 metra larg.