E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç ngushëllohet në Moskë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, pritet që sot të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin, ku ndër temat e tjera të diskutimit pritet të jetë edhe çështja e Kosovës, raportojnë mediat serbe duke i cituar ato ruse.

Zyrtarët serbë gjatë gjithë kohës e kanë kundërshtuar pavarësinë e Republikës së Kosovës, me apo pa mbikëqyrje, duke kërkuar që zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut, gjë të cilën e kërkon edhe aleati i madh i Serbisë, Rusia.

Për më tepër, Republika e Kosovës dje e ka përmbyllur kapitullin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vet, duke ia hapur rrugën pavarësisë së plotë, ku shteti si bazë ligjore do ta ketë vetëm Kushtetutën e vet./Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›