E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: 5.000 euro gjobë Partisë Popullore Kristiandemokrate: Diskriminoi burrat

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Shqiperi ka gjobitur me 8 milion lekë ( 5.700 euro) Partinë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë, pasi në listat e saj te kandidatëve për deputetë per zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 ka diskriminuar burrat.

Në listën e kësaj partie në qarqet Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Berat dhe Fier figurojnë 126 kandidate femra dhe vetëm 41 meshkuj.

“Kjo parti ka tejkaluar kriterin e gjinisë për femrat dhe ka diskriminuar meshkujt”, deklaroi në një njoftim për mediat drejtoresha juridike e KQZ, Dëshira Pasko.

Kjo është hera e parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare postkomuniste në Shqipëri, që nga viti 1992, që një parti politike gjobitet për diskriminim të kandidatëve burra. Deri tani gjobat janë vënë për diskriminim të femrave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti ditet e fundit me rreth 110 mijë dollare dy partitë e mëdha: Partinë Demokratike, që kryeson koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” dhe Partinë Socialiste, që kryesojnë koalicionin e majtë opozitar “Aleanca e Shqipërisë Evropiane” për diskriminim të grave, pasi ato nuk kane zbatuar Kodin Elektoral, sipas të cilit 30% e kandidateve për deputetë duhet të jenë femra. Ky ligj në shifra përkthehet që në parlamentin e Shqipërisë prej 140 vendesh , 42 vende duhet t'i marrin gratë dhe 98 burrat.

Në Parlamentin aktual, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, vetëm 16,2 përqind e deputetëve janë gra.

(a.h/DeutscheWelle/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›