E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitësit e iPhone në Kinë mashtrojnë Apple me komponentë falsë

Pesë të dyshuar janë arrestuar gjatë këtij muaji në lidhje me një mashtrim, që përfshin shfrytëzimin e politikës së kthimit të pajisjeve të Apple dhe shkëmbimin e komponentëve falsë të iPhone 4S me komponentë origjinalë. Të dyshuarit ishin një grup shpërndarësish të iPhone në Kinë, të cilët kanë paraqitur një porosi për 121 pjesë këmbimi për iPhone 4S, që të zëvendësojnë pjesët e prishura në iPhone 4S. Pjesët e këmbimit kushtonin $480 secila.

Të dyshuarit porositnin pjesët e këmbimit duke përdorur kredencialet e tyre si shpërndarës të iPhone, si dhe paraqitën numra të rregullt serish nga pajisjet iPhone 4S.

Çdo gjë ishte duke shkuar mirë, deri sa të dyshuarit bënë një gabim shumë të rëndësishëm. Policia zbuloi se në 20 Dhjetor 2012, 118 nga 121 pjesë të iPhone 4S, që shpërndarësit kishin porositur si pjesë këmbimi, ishin aktivizuar në të njëjtën kohë.

Të dyshuarit do të kishin fituar rreth $161 për çdo iPhone 4S të shitur. Pjesët origjinale që ata morën nga Apple kushtonin rreth $64,117.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›