E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Më shumë s'bëjmë, Kosova kurrë në OKB

BEOGRAD- Duhet të ndalojmë të shohim të shohim ç'kemi bërë. Më shumë se kaq nuk mundemi". Kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ditën e djeshme duke folur për Kosovën. Sipas tij, Serbia është e gatshme t'i japë akoma edhe më shumë kompetenca Prishtinës, që serbët atje të jetojnë më mirë. Megjithëkëtë, kreu i shtetit serb sqaron se për ta Kosova nuk do jetë kurrë shtet, por një autonomi substanciale. "Do të bisedojmë, do të merremi vesh, ata le të pohojnë se Kosova është shtet, por ne e shohin si autonomi substanciale", u ka thënë Nikoliç gazetarëve, duke folur për marrëdhëniet midis dy vendeve. "Jemi të gatshëm t'i lëmë Prishtinës edhe më shumë kompetenca, por diku duhet të ndalojmë dhe të shohim ç'kemi bërë, nëse qytetarët jetojnë më mirë dhe a është kjo pasojë e asaj që kemi ndarë për Prishtinën. A vlen që kompetencat tona t'ua japim me ligj kushtetues dhe a mjafton kjo apo jo", ka sqaruar Nikoliç duke folur mbi marrëveshjen dypalëshe dhe kompetencat që sipas tij, Serbia i ka dhënë Kosovës. "Më shumë se kaq nuk mundemi", ka thënë Nikoliç duke shtuar se Serbia nuk do të pranojë kurrë asnjë marrëveshje që mundëson anëtarësimin Kosovës. 

MARRËVESHJA 
Ndërkaq, takimi i radhës në Bruksel midis Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivaica Daçiç, u mbyll pa një marrëveshje konkrete sa i takon telekomunikacionit dhe energjetikës. Në një deklaratë për media, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, njëherësh edhe ndërmjetësuesja për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, Catherine Ashton, tha se të dy kryeministrat diskutuan edhe për zgjedhjet vendore që do të mbahen në Kosovë më 3 nëntor të këtij viti. "Ata ranë dakord se duhet të ndërmerren veprime konkrete, për të siguruar pjesëmarrje të mirë në këto zgjedhje. Puna e zbatimit të marrëveshjes do të vazhdojë në javët që vijnë, me ritëm të njëjtë", ka deklaruar Ashton. Marrëveshja Prishtinë-Beograd është pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i paktit është kusht për përparimin e tyre drejt strukturave europiane. Marrëveshja i mundësoi Kosovës hapjen e negociatave për Stabilizim- Asociim, ndërsa Serbisë ato për anëtarësim në Bashkimin Europian, në muajin janar të vitit 2014. Por, data e saktë e fillimit të tyre do të përcaktohet pas vlerësimeve të zbatimit të marrëveshjes në terren. Sipas mediave serbe, "Komisioni Europian" rrezikon t'i ngrijë negociatat nëse verifikohet se Beogradi po frenon procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Në 'KE' thonë se, me përjashtim të kreut 35, korniza e negociatave me Serbinë do të jetë e njëjtë si në rastin e Malit të Zi. 
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

BLOMEYER 
Ekziston mundësia e pajtimit edhe nëse ka pasur një armiqësi e madhe në mes dy popujve. Mendoj se ky pajtim mund të ndodhë dhe në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Kështu ka pohuar ambasadori gjerman Peter Blomeyer. Duke folur mbi marrëdhëniet Kosovës -Serbi, ai i krahasoi me armiqësinë e dikurshme Francë- Gjermani. Sipas tij, Franca dhe Gjermania kanë krijuar marrëdhënie të mira, duke lënë të kaluarën anash. Ai po ashtu tha se beson që paqja mund të ekzistojë dhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›