Nëna e Marian Kolës: E vranë pa faj. Iku në Greqi që 13 vjeç, dua drejtësi
Më thirri o nënë... E dallova nga zëri që ishte im bir, Mariani...” Marta Kola, nëna e Marianit, na pret me lot në sy që në hyrje të shtëpisë dhe pa e fshehur dhimbjen na fton brenda. Në atë copë rrugë që bëmë bashkë, 60-vjeçarja me patjetër do që të nxjerrë dufin ndaj shtetit grek, i cili sipas saj i ka vrarë djalin. “Ma vrau policia greke, djali im nuk u bëri asgjë”, kaq mund të thotë nëna e Marianit. Ajo duket se pas kaq ditësh plot dhimbje ka gjetur dikë që mund t`i tregojë ditën kur pas shumë vitesh ka parë Marianin, djalin e saj, në hyrje të derës dhe mbi të gjitha ai ishte gjallë. “Më thirri nënë dhe dola këtu tek shtëpia e vjetër. Edhe pse ishte errësirë, unë e dallova fytyrën e Marianit. Atë natë nuk ka fjetur njeri në shtëpi”, rrëfen nëna e Marian Kolës. 60-vjeçarja me lotët që i rrjedhin nga sytë dhe i mblidhen poshtë mjekrës tregon se djali i saj ka ikur në Greqi që në moshën 13- vjeçare dhe që prej asaj kohe, ai ka jetuar në male.
Kur e keni parë Marianin për herë të fundit?
Marianin e kam parë për herë të fundit para se të ikte në Greqi dhe të shpallej në kërkim nga policia greke. Ai erdhi në shtëpi këtu në fshat në datën 8 maj, pasi ishte arratisur nga burgu.
Si e kujtoni ditën kur Mariani erdhi në shtëpi në 8 maj?
Ishte hera e parë që Mariani vinte në shtëpi pas shumë vitesh. Mariani arriti të vinte në shtëpi pas arratisjes nga burgu në Greqi. Atë ditë që erdhi në fshat, ka qenë pasdite vonë dhe e dallova që nga zëri që ishte biri im, Mariani. Më thirri që jashtë: O nënë! E dallova që ishte ai, edhe pse kisha kohë pa e parë. Fytyrën nuk ia shikoja se ishte pak errësirë, por nuk ishte e vështirë që të njihja zërin e Marianit.
Sa ditë qëndroi në shtëpi Mariani?
Qëndroi vetëm atë natë. I thashë, fli me nusen o bir, se rri unë dhe të bëj roje gjithë natën jashtë. Kanë qenë dy djemtë e tjerë që kanë bërë roje jashtë atë natë. Por, askush nuk fjeti. Mariani nuk vuri gjumë në sy.
Sa kohë kishit pa e parë djalin tuaj që nga hera e fundit që ai kishte ikur në Greqi?
Kisha më shumë se 5 vjet që nuk e kisha parë Marianin. Ai nuk kishte ardhur më në fshat, pas disa problemeve që ka pasur me policinë atje.
Kur ka ikur për herë të parë në Greqi Mariani?
Ai ka ikur që në moshën 13 vjeç, por atëherë nuk qëndroi gjatë se ishte i vogël. Pas ca kohësh iku sërish me dy djem nga fshati, të cilët pas disa muajsh u kthyen sërish, ndërsa Mariani nuk erdhi me ata. Shkuam tek familjet e tyre për të pyetur se çfarë kishte ndodhur me djalin tonë dhe na thanë që Mariani kishte rënë në polici dhe nuk e dinin se çfarë i kishte ndodhur. Pasi kaloi një vit nga dita që Mariani kishte ikur në Greqi, ne pandehëm se ai nuk ishte gjallë se nuk kishim marrë asnjë kontakt prej tij. Pas kësaj, burri im shkoi ta kërkonte në Greqi. U ngrit një ditë në mëngjes dhe tha: Do shkoj të kërkoj Marianin. Gjatë këtij viti, Mariani kishte arritur t‘i shpëtonte policisë greke. E kishte gjetur një burrë nga një fshat i Greqisë dhe e kishte marrë aty, ngaqë i ishte dhimbsur. Në të njëjtin fshat ku punonte Mariani si bari, shkoi edhe burri im dhe atje kishte shumë njerëz të njohur. Sa e kishin parë i kishin thënë: O Pashk, djalin e ke këtu. Kur erdhi burri në shtëpi, Mariani nuk erdhi, por më kishte dërguar një letër dhe disa lekë. I kishte thënë Pashkës: Çoja nënës këto lekët që të blejë një sobë me korent.
Juve ishit në dijeni të akuzave që binin mbi djalin tuaj, qofshin këto për grabitje apo vrasje?
Unë di vetëm që ndaj djalit tim janë bërë shumë padrejtësi. Marianin e akuzonin për vrasjen e një vajze dhe një polici grek, kur Mariani ato ditë ka qenë në Shqipëri. Djali im nuk ka bërë asnjë vrasje, e vetmja gjë që ka bërë është se u ka ikur grekëve disa herë nga duart, gjë që ata nuk ia falnin kollaj.
Kur e morët vesh për lajmin?
Atë ditë që u vra, e pamë në televizor se çfarë kishte ndodhur. Nuk po u besoja syve, djali im që ishte vrarë në mes të fushës. Po atë ditë në mëngjes, policia shqiptare erdhi dhe na bëri kontroll në banesë, nuk na la gjë pa kontrolluar.
Keni një apel për drejtësinë shqiptare?
Djali im u vra nga shteti grek, policia greke ma vrau djalin. Për këtë shteti shqiptar duhet të reagojë, sepse ata më vranë djalin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)