E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç: Mes BE-së dhe Kosovës, zgjedhim Kosovën

BEOGRAD - Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliç, i tha televizionit malazez se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, "edhe me koston e anëtarësimit në Bashkimin Evropian". "Unë nuk jam në listën e atyre që do ta bëjnë këtë", ka thënë ai. 

Nikoliç shtoi se Serbia do të mbetet “ushtarakisht neutrale” dhe se deri tek anëtarësimi në BE partneri kryesor i saj do të jetë Rusia. “Pastaj do të shohim”, ka thënë Nikoliç. 

Duke folur për “neutralitetin ushtarak” dhe faktin se Serbia do të mbetet e rrethuar me shtetet anëtare të NATO-s, Nikoliç tha se Serbia i ka njohur fqinjët e saj, se nuk do ta sulmojë askënd dhe se as atë nuk do ta sulmojë askush. 

"Përse dikush do ta sulmonte Serbinë?", pyeti ai, duke shtuar se nuk do të përzihet në punët e qeverisë, siç ka bërë më herët Boris Tadici. 
(Telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›