Anjeli: Bufon, i ndershëm, çudi që kjo del tani
ITALI- I pari që reaguar pas lajmit se Bufon ka luajtur shuma marramendëse në baste, ka qenë presidenti i Juventusit Andrea Anjeli, që ka dalë në mbrojtje të portierit të tij. “Me siguri që ka ndonjë arsye të panjohur që ky informacion del sot”, u shpreh kreu i klubit bardhezi. “Xhixhi është një sportist i ndershëm dhe që nuk ka nevojë për të vendosur baste për të arritur ndonjë gjë. Ajo që më duket e veçantë, është që ky lajm del sot. Po ashtu, fakti që Bufon nuk është nën hetim, më habit dyfish. Ashtu siç është i rëndë fakti, që në listën e të hetuarve është futur edhe emri i Leonardo Bonuçit. Emri i tij i është dërguar Prokurorisë së Barit, ku ndodhen persona që janë dëgjuar thjesht si dëshmitarë”, deklaroi më tej Anjeli. Në klubin e Juventusit, tashmë janë të paktën dy persona nën hetim, trajneri Antonio Konte dhe mbrojtësi Leonardo Bonuçi. Të dy gjithsesi, nuk kanë lidhje me aktivitetin te “Zonja e Vjetër”, por me të shkuarën, kur Konte drejtonte Sienën dhe Bonuçi ishte futbollist i Barit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)