E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, 1 Qershori dita ndërkombëtare e fëmijëve

TIRANË - Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Tashmë kjo ditë është kthyer në një ritual të përvitshëm festiv ku ata që festojnë dhe gezojnë më shumë janë sigurisht të vegjlit. 

Një sërë aktivitetesh janë planifikuar të zhvillohen në Tirane ku presidenti i vendit Bamir Topi do të presë një numër të konsiderueshëm femijësh jetimë në Pallatin e Brigadave. Po ashtu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nën kujdesin e veçantë të Zonjës Liri Berisha, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës do të organizojnë një sërë aktivitetesh përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit. 

Për realizimin e këtyre aktiviteteve janë angazhuar 55 shkolla të kryeqytetit ku jane përfshirë dhe artistët e vegjël të Cirkut Kombëtar dhe Teatrit të Kukullave, Sheshet ku do të organizohen performancat artistike janë, Sheshi tek hyrja e Rrugës “Pedonale”, Sheshi para portës hyrëse të Kalasë së Tiranës, Sheshi para portës hyrëse dhe pjesës së brendshme të Galerisë së Arteve, Sheshi midis GKA dhe Hotel “Dajtit’, Sheshi përpara Lulishte “Milenium”,Sheshi këndor tek “Këmbana e Paqes” si dhe sheshi para hyrjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. 

Gjithashtu aktivitete do të ketë edhe tek Parku Rinia, lulishtja “3 Vëllezërit Frashëri”, sheshi para Kryesisë së Kuvendit si dhe tek sheshi para Hotel “Rogner’.
Koncerti përmbyllës do të organizohet në sheshin para Pallatit të Kongreseve ku do të performojnë artistët e vegjël nga shkolla artistike “Jordan Misja”, shkolla Koreografike dhe Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve. 

Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve organizojnë Konferencën Kombëtare "Të Drejtat e Fëmijeve, Prioritet për Integrimin Evropian", Në Konferncë do të raportohet monitorimi një-vjecar i zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga të gjitha institucionet (mbrojtjen nga dhuna, nga trafikimi, nga puna e detyruar - përfshi lypjen, etj.).
(e.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›