E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolin Jaka pranon gjykim te shkurtuar

Ne gjyq jane gjashte zyrtare te Rrugeve dhe dy biznesmene per tenderet milioneshe

Zyrtaret e arrestuar te Ministrise se Transporteve per tenderet e rrugeve pranojne gjykimin e shkurtuar ne gjendjen qe jane aktet e prokurorise. Nis procesi gjyqesor ne ngarkim te ish zv/ministrit Nikolin Jaka dhe vartesve te tjere te arrestuar gjate operacionit "Duart e Pastra", vitin e kaluar. Ne seancen e pare gjyqesore, diten e djeshme, ne Gjykaten e Tiranes, eshte pranuar gjykimi i shkurtuar dhe kjo kerkese ka ardhur ne baze te provave dhe akteve ne dosjen e pergatitur ndaj ish-zyrtareve te larte. Trupi gjykues, i kryesuar nga Martin Deda, pasi u njoh me kerkesen e te pandehurit Jaka, eshte rezervuar per t'u shprehur, pasi duhet te shqyrtoje edhe nje here dosjen me prova te ardhura nga prokuroria. Pjese e ketij procesi nuk kane qene te pandehurit e tjere, qe jane ne nje dosje, por kerkesa ishte bere nga ish-zevendesministri. Vendimi do te merret ne seancen e radhes, qe pritet te zhvillohet javen e ardhshme,

Akuza qe rendon mbi zyrtaret eshte "korrupsion pasiv" dhe "shperdorim detyre". Ndersa per Alban Qafen dhe Enton Resulin eshte pushuar akuza, pasi Prokuroria nuk ka arritur te siguronte asnje prove ne ngarkim te tyre, 7 zyrtaret e tjere i jane nenshtruar mases se sigurise "arrest me burg". Gjate vleresimit te mases se sigurise, ish-zevendesministri i Transporteve, Nikolin Jaka, nuk i ka pranuar akuzat, madje per ndryshimin e mases se sigurise nga "arrest me burg" ne "arrest shtepie", Jaka ka ofruar edha garanci pasurore prej 80 mije eurosh, e cila nuk eshte pranuar nga trupi gjykues. Ndersa pritet qe seancen e ardhshme trupi gjykues te marre nje vendim lidhur me kerkesen e Jakes, e cila do t'i uli 1/3 e denimit.

Hetimi i Njesise Task-Force ka nisur qe ne gushtin e nje viti me pare, ku jane konstatuar shkelje dhe pazare te dyshuara mes disa firmave te ndertimit dhe zyrtareve te larte, per tenderin e rrugeve Has - Qaf-Prush me vlere 4,7 milione euro dhe supervizorin e rruges Durres-Kukes me vlere 7 milione euro. Pas mbledhjes se provave dhe pergjimin e bisedave telefonike, njesia Task-Force Antikorrupsion ne Prokurorine e Tiranes ka bere te mundur ne muajin shtator 2007, arrestimin e 9 zyrtareve ne Ministrine e Transporteve. Pervec zevendesministrit Nikolin Jaka nen operacionin e koduar "Me duar te pastra" rane edhe Ilir Berzani, drejtor i Pergjithshem i Rrugeve, Bashkim Kamberi, drejtor i prokurimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, Alban Qafa, specialist ne Sektorin Juridik te Prokurimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, Arjan Sheti, drejtor i Drejtorise Juridike ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve. Xhevahir Mucogllava, drejtor i Drejtorise se Programimit dhe Koordinimit dhe kryetar i Komisionit te Vleresimit te Ofertave ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve. Skender Bokciu, ortak i shoqerise "Arifaj sh.p.k" si dhe bashkepunetor per pervetesimin e tendereve te rrugeve. Isuf Ukperaj nje nga ortaket e shoqerise "Vllazeria sh.p.k" dhe Enton Resuli ndermjetes i zyrtareve dhe biznesmeneve.

M.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›