E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq: Dialogu në nivel politik

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë sot në Nju Jork se pala serbe do ta përgatisë platformën për bisedime me Serbisë menjëherë pas kthimit të tij në Serbi, përderisa Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Ketrin Eshton, do ta përfaqësojë BE-në në këtë dialog.

“Sapo t’i definojmë qëndrimet, atëherë ai që do t’i udhëheq bisedimet do të shkoj në Bruksel dhe nuk mendojë që duhet të kërkojmë shumë që të fitojmë. Mendojë se duhet të shkruajmë se çfarë kërkojmë dhe nga ajo të mos heqim dorë”, ka thënë Nikoliq pas takimit me zonjën Eshton, në Nju Jork.

Ai ka thënë se nga Ketrin Eshton ka marrë premtime se BE nuk do të insistojë në pranim të pavarësisë së Kosovës duke shtuar se Serbia më nuk do të bëjë asnjë hap kah pranimi dhe do të ishte budallallëk të insistohej në të.

Nikoliq ka thënë se shefi i ekipit negociator duhet të jetë i nivelit më të lartë politik.

“Qeveria duhet të ulet dhe të caktojë kush do të jetë, nëse ai do të jetë kryeministri, ministri. Nuk ikë nga përgjegjësia. Le të më caktojnë edhe mua, por mendoj që kjo nuk është në rregull”, ka thënë Nikoliq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›