Nikoliq: Edhe Kosovën edhe Evropën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.
Ai në një prononcim për mediat e huaja, ka thënë se qeveria e Serbisë do të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Nikoliq ka lënë të kuptohet se Serbia i dëshiron që të dyja, edhe Kosovën edhe Evropën.
Presidenti serb ka thënë po ashtu se njohja e Kosovës, do të thotë shkelje e Kushtetutës së Serbisë.
“Njohja e Kosovës do të ishte shkelje e Kushtetutës së shtetit tonë, e unë nuk do ta shkelë kurrë” ka thënë Nikoliq./Indeksonline/