E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Kalimi i Çekut në PDK, do të shqyrtohet koalicioni

(E plotësuar)  Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit vlerëson kalimin e Agim Çekut në radhët e PDK-së si një zhvillim shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët. “Dëshirojmë të theksojmë se Koalicioni për Kosovë të Re, gjegjësisht ministrat e këtij koalicioni, prej fillimit të mandatit gjithmonë kanë kontribuar dhe janë përkushtuar maksimalisht, duke e koordinuar punën me partnerin e madh të koalicionit”
Sipas AKR-së, kjo lëvizje vetëm e tregon dobësinë që partneri udhëheqës i koalicionit, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion. “Dëshirojmë t’ja rikujtojmë opinionit të gjerë se ministri Çeku është në pozitën aktuale si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit për Kosovë të Re”, vlerëson AKR-ja. Rrjedhimisht kalimi e Çekut, në PDK, për AKR-në në PDK krijon hapësirë për ministrinë që Çeku për momentin e drejton. “Lëvizja e fundit politike do ta shtyjë Koalicionin për Kosovë të Re dhe në veçanti Aleancën Kosova e Re që të rishikojë tërë marrëveshjen dhe pozicionin e saj në kuadër të koalicionit qeverisës”, njofton AKR. /Indeksonline/

Agim Çeku edhe zyrtarisht është bërë anëtar i PDK-së. Çeku në mbledhjen e sotme të kryesisë të PSD-së, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe anëtarësimi në PSD, pasi që ka vendosur të kalojë në PDK, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Kryesia e PSD-së, edhe pse e befasuar me vendimin kryetarit të deritashëm, e pranoi dorëheqjen e Agim Çekut duke i dëshiruar sukses në punën e tij të mëtutjeshme. Së shpejti pritet të mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD i cili, sipas statutit do të zgjedh kryetarin e ri. Mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD-së do të thirret së shpejti” thuhet në njoftimin e zyrës për informim e PSD-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›