E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliq: Me trishtim do të pranoja njohjen e Kosovës nga Egjipti

Presidenti i Serbisë e ka lutur Egjiptin që t’i marrë parasysh “arsyet, dëshmitë që i paraqet Serbia” të cilat, sipas tij, janë plotësisht në anën e saj dhe të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë dhënë gazetës egjiptiane “Al ahram”, Nikoliq ka theksuar se me “trishtim më duhet të mendoj për atë nëse Egjipti do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Sipas Nikoliqit , ka paralajmërime se edhe disa vende islamike mund ta njohin pavarësinë e Kosovës nga “presioni i fuqive të mëdha”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›