Buzhala komenton lulet e Krasniqit

Deputetit Burat Buzhala, i’a kanë tërhequr vëmendjen lulet e Jakup Krasniqit.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Buzhala nuk e ka lënë pa komentuar një foto që kishte postuar Krasniqi në Facebook.
Buzhala është shqetësuar se mos po ngatërrohet lulja e këputur dhe Krasniqi…duke dhënë shpjegim për to!
“Nese nuk eshte montazhe, atehere kete foto kisha me e shpalle padyshim foto historike :)). Jakup Krasniqi me lule. (Lulja eshte ajo e keputura ne dore, kurse Jakupi eshte ky qe e ka lulen ne dore. Se mos po i ngaterroni)”, ka shkruar Buzhala në Facebook.
Krasniqi më herët kishte postuar një foto në rrjetin social “Facebook” ku shihej në një kopsht me lule, menjëhrë pas daljes nga burgu në vitin 1991./Indeksonline/