Vdes 90 vjeçari i cili u godit nga treni

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK një 90 vjeçar nga fshati Baincë i cili është goditur nga treni.
Hajrush Zariqi u godit nga treni të dielen pasdite derisa po kalonte hekurudhën për tu kthyer në shtëpinë e tij.
Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ishte dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku nuk i mbijetojë plagëve të marra./Indeksonline/