Nikoliq: OKB'ja të ketë rol më aktiv në Kosovë

Këto komente Nikoliq i bëri gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-s, Ban Ki-moon, sot në Beograd.
Sipas njoftimit nga presidenca e Serbisë, Nikoliq i ka thënë Ban Ki-munit se OKB duhet të kenë rol më aktiv në luftën për ruajtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit ndërkombëtar të shteteve të pranuara – anëtare të OKB-së dhe zbatim dhe respektim të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Më tutje, Nikoliq i tha Ban Ki-moonit, se Serbia do të kërkoj që “bisedimet me pushtetin e përkohshëm në Prishtinë, prej tash të udhëhiqen nën praninë e përfaqësuesve të OKB-së”.
Sipas njoftimit, Ban Ki-moon, ka shprehur bindjen se Serbia do të japë kontribut të plotë në punën e OKB-së, “veçmas gjatë një viti të ardhshëm, kur Vuk Jeremiqi do ta kryesoj Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.
Në kuadër të turneut të tij ballkanik, Ban Ki-moon, nesër e viziton Kosovën. /rel/