Sturridge, i lumtur për Olimpiadë

Daniel Sturridge i ka falënderuar mjekët e Chelseat që e ndihmuan ta realizojë ëndrrën olimpike.
Ai ishte lënduar keq tri javë më parë, por stafi mjekësor i klubit anglez e aftësoi për një kohë të shpejt, kështu që sulmuesi i ri anglez do ta ketë mundësinë ta përfaqësojë Britaninë e Madhe në Olimpiadë.
“Të jem i sinqertë, pa ndihmën e mjekëve të Chelseat, familjes dhe të dashurës sime, nuk do të mund të isha pjesë e Olimpiadës. Kisha fatin të kem punë me mjekë të tillë. Mendoja se të gjitha shpresat dhe ëndrrat e mia që të jem pjesë e Olimpiadës kishin mbaruar. Por, tash po e shijoj këtë ëndërr”, tha 22 vjeçari.